|
Monitorimi i Zbatimit të PVPE – së
32 pages,pdf
Download
Back
|
Monitorimi i Zbatimit të PVPE – së
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume:32 pages, pdf
Description
Pas zgjidhjes së çështjes se statusit të Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian – BE pritet të përbëjë synimin më të rëndësishëm për Kosovën. Integrimi i një vendi në Bashkimin Evropian është një rrugë e gjatë, e vështirë dhe e sfidueshme. Rruga drejt integrimit është një proces i gjatë dhe i komplikuar pasi që ka të bëjë me përmbushjen e kritereve dhe standardeve të cilat nuk janë lehtësisht të arritshme për një vend të pa zhvilluar, dhe i cili njëkohësisht përballet me shtet‐ndërtim dhe integrim. Kjo situatë vështirësohet edhe më shumë kur kihet parasysh fakti që Kosova ende përballet me probleme që lidhen me njohjen e saj nga të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, por veçanërisht nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (Sllovakia, Greqia, Qipro, Romania dhe Spanja janë vende që nuk e kanë njohur Kosovën), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ‐ OSBE, dhe Traktatit të Vendeve të Aleancës Veriatlantike – NATO. Problemi i njohjes vështirëson dhe ngadalëson afirmimin ndërkombëtar të Kosovës duke dëmtuar kështu avancimin e pozicionit të vendit në bashkësinë ndërkombëtare. Si pasojë, dëmtohen mundësitë për përfitim më të madh politik, ekonomik dhe social të vendit nga përkrahja ndërkombëtare.