Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë rreth Bashkimit Evropian
Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
Volume: 62 pages, pdf
Description
Studimi mbi “Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë rreth Bashkimit Evropian” u zhvillua gjatë periudhës prill-maj të vitit 2012. Studimi kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave relevante rreth qëndrimit të komunitetit serb në Kosovë ndaj Bashkimit Evropian, rreth perspektivës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe rreth disa çështjeve të tjera të cilat lidhen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me komunitetin serb dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Qëndrimet e pasqyruara në këtë hulumtim sasior në mënyrë të drejtpërdrejt dhe tërthorazi ofrojnë pasqyrë relevante për nivelin e ndryshueshëm të integrimit të komunitetit serb në realitetin kosovar.