|
Programi për Integrime Evropiane dhe Qeverisje të Mirë
80 pages, pdf
Download
Back
|
Programi për Integrime Evropiane dhe Qeverisje të Mirë
Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
Volume: 80 pages, pdf
Description
Kosova vazhdon të ngec në rrugëtimin drejtë anëtarësimit ne Bashkimin Evropian për dy arsye. E para është mosnjohja nga 5 shtete anëtare, ndërsa arsyeja e dytë është progresi i ngadalëshëm ne përmbushje të detyrave të shtruara ne Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian. Ri rezultat i kësaj, viti 2011 nuk ka sjell avancim të veçantë në marrëdhëniet që Kosova ka me Bashkimin Evropian drejtë realizimit të perspektivës evropiane, mirëpo ka sjell risi në rolin e Bashkimit Evropian në zhvillimet brenda vendit. Që nga muaji Mars 2011, kur u vendosën strukturat qeveritare pas zgjedhjeve të dhjetorit 2010, Bashkimi Evropian ka marrë rolin e lehtësuesit dhe po ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit eventual të marrëdhënieve. Edhe pse janë arritur disa marrëveshje për çështje teknike, zbatimi i tyre u tregua të jetë mjaft sfidues, dhe që nga korriku 2011, kur Policia e Kosovës ndërhyri të marrë dy pika kufitare në veri nën kontroll, diskursi politik në Kosovë është duke u dominuar mjaft nga këto zhvillime. Duke qenë se zhvillimet në veri janë mbështetur dukshëm nga strukturat politike në Beograd, në dhjetor 2011, u bë e qartë se ato nuk I ndihmuan Serbisë të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.