|
“PERSPEKTIVAT EURO-ATLANTIKE TË RM-SË: PROBLEMET, SFIDAT DHE REALITETI POLITIK PAS DËSHTIMIT NË SAMITIN E NATO-S NË BUKURESHTIT 2008”
156 pages, pdf
Download
Back
|
“PERSPEKTIVAT EURO-ATLANTIKE TË RM-SË: PROBLEMET, SFIDAT DHE REALITETI POLITIK PAS DËSHTIMIT NË SAMITIN E NATO-S NË BUKURESHTIT 2008”
Publisher: Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, R. e Maqedonisë
Volume: 156 pages, pdf
Description:
Në suaza të Qendrës për Hulumtime pranë Fakultetit të Administrimit Publik dhe shkencave politike në UEJL, është realizuar projektit “Perspektivat euro-atlantike të RM-së: problemet, sfidat dhe realiteti politik pas dështimit në samitin e NATO-s në Bukureshtit 2008” (Hulumtim mbi politikën aktuale dhe opinionin e qytetarëve). Pas hulumtimeve të bëra në teren mbi opinionin e qytetarëve (Janar-Prill 2009), u organizua Konferenca shkencore (2 Maj 2009, UEJL) ku pjesëmarrësit në punimet e tyre shkencore kanë trajtuar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivat euro-atlantike të vendit.
Në këtë Konferencë janë këmbyer mendime të shumta rreth çështjes për të cilën është bërë hulumtimi, janë komentuar rezultatet dhe është zhvilluar një diskutim i frytshëm nga ku është konstatuar se: - rezultatet e anketës janë brengosëse: ekzistojnë dallime të mëdha në qëndrimet midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas rreth çështjes së emrit dhe proceseve euro-integruese në kushte kur ndajmë një ardhmëri të përbashkët; - është e nevojshme pjesëmarrja dhe kyçja më aktive e hulumtuesve dhe ekspertëve të rinj në proceset aktuale të vendit: profilizimi i kuadrove brenda partive politike; - vërehet mungesë e vullnetit të mirëfillte për zgjidhjen e problemeve aktuale dhe anëtarësimit në strukturat euro-atlantike nga ana e subjekteve politike, dhe mungesa e një mase kritike të popullatës dhe të qëndrueshme në realizimin e përcaktimeve strategjike dhe interesave të vendit; - subjektet politike shqiptare janë indiferente rreth kontestit të emrit me Greqinë dhe duhet të kyçen në mënyrë më aktive në zgjidhjen e kësaj çështje, pasiqë kjo i tangon njësoj të gjithë qytetarët.
Projekti hulumtues në fjalë trajton një problematikë gjithëpërfshirëse të politikës së jashtme të Maqedonisë dhe problemet e brendshme me të cilat ballafaqohet shteti. Nevoja për një hulumtim të gjithanshëm të kësaj problematike ishte shfaqur nga rrethanat aktuale. Në këtë projekt janë shtruar çështje serioze për shtetin maqedonas, sfidat dhe problemet aktuale në proceset euro-integruese.
Nga hulumtimet në teren, anketat me qytetarët dhe hulumtimet shkencore të pjesëmarrësve në projekt dhe ekspertëve të angazhuar, janë sugjeruar drejtimet e ardhshme të Maqedonisë drejt procesit të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Qëllimi kryesor është që të zbulohen mangësitë e veprimit të autoriteve shtetërore dhe të sugjerohen hapat e mëtejme të veprimit.