Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore Periudha pas Paktit të stabilitetit
Publisher: Analytica
Volume: 9 pages, pdf
Description:
Ky hulumtim orvatet të japë një pasqyrë mbi ndryshimet strukturale dhe politike të tranzicionit nga Pakti i stabilitetit për Evropën juglindore në Këshillin për bashkëpunim rajonal (KBR). Përderisa Pakti i stabilitetit ishte në shumë aspekte i drejtuar nga komuniteti ndërkombëtar, qëllimi i KBR është të krijojë një “pronësi rajonale” gjithëpërfshirëse të iniciativave dhe misioneve ushtarake të themeluara në kuadër të KBR. Duke dhënë një pasqyrë të gjerë mbi punën e KBR, fokusi i këtij hulumtimi është mbi të arriturat e vitit të parë të bashkëpunimit rajonal me theks të veçantë në bashkëpunimin lidhur me sigurinë, si një nga prioritetet e KBR.