Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

PAJTIMI?! DORACAK PËR PUNË ME BALLAFAQIMIN ME TË KALUAR...

w

PAJTIMI?! Doracak për punë me ballafaqimin me të kaluarën përmes trajnimeve dhe punëtorive

148 pages, pdf
 Download Back

 

PAJTIMI?! Doracak për punë me ballafaqimin me të kaluarën përmes trajnimeve dhe punëtorive

Publisher: Nenad Vukosavljeviq Ivana Franoviq Tamara Shmidling

Volume: 148 pages, pdf

Description:

Muajin e kaluar mbaruan 15 vite që nga themelimi i Qendrës për Aksion të Padhunshëm. Kanë kaluar edhe 12 vite që kur kemi botuar1 doracakun Padhunshmëria?1 2 Gjatë kësaj kohe, fokusi i programeve tona për arsimim për paqe ka ndryshuar bashkë me rrethanat shoqërore politike. Ashtu si kanë kaluar vitet që nga përfundimi i luftërave dhe si kanë filluar plagët të shërohen, ashtu është krijuar hapësirë për të punuar në temat e rëndësishme politike dhe emocionale. Në fimd të viteve të nëntëdhjeta dhe në fillim të vitit dymijë ngjaije me rëndësi ka qenë që njerëzit nga vendet e ndryshme të ish- Jugosllavisë thjeshtë të takohen. Aso kohe ka qenë gati e pamundur të flitet lidhur me temën e “identitetit nacional”, e rreth paragjykimeve etnike as të mos flasim, por e kemi përmendur shkarazi në kuadër të temës së përgjithshme, “identitetet”. Vërtetë, mjaftonte që të parashtrohet pyetja rreth përkatësisë nacionale dhe megjithëqë kishte hapsirë të mos deklarohemi në qoftë se nuk kemi dëshirë, niveli i stresit në hapësirën e punës bëhej aq i dukshëm, sikur të kishte hyrë ndonjë mjegull aty brenda, ndërsa shumë fytyra rrinin të ngrira nga fiika... Kur shikojmë nga perspektiva e sotshme, trajnimet e atëhershme kanë qenë relativisht të buta, pasi që kanë hapur tema kërkuese dhe të ndjeshme me shumë kujdes dhe në mënyrë sipërfaqësore (të cilat sot nuk i pëijetojmë si të tilla). Megjithatë, e di se edhe atëherë kemi punuar deri në kufijtë e caktuar të mundshëm. Shkëmbimi i ndërsjellë atëherë ishte shumë më emocional, dukuri e shpeshtë ishte që gjysma e grupit të qanin duke përfshirë edhe ekipin e trajnerëve, pasi që historia e dikujt na ka tronditur ose e kemi pasur vështirë që t' dalim ballë temës. Edhe sot e kësaj dite nuk jemi imun ndaj atyre derdhjeve të emocioneve, por nuk më kujtohet se kur kam pëijetuar për së fundi herë që gjysma e njerëzve të qajnë ose të pyetemi se a guxojmë që të pyesim njerëzit që për nevojat e ushtrimit të ndahen në grupe sipas etnisë dhe të mos pyetemi se a do të çohet dikush dhe të shkoj ë në shtëpi që nga ai moment.