Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

VULLNETARIZMI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE. SI TA SHFRYTËZ...

w

Vullnetarizmi dhe trashëgimia kulturore. Si ta shfrytëzojmë punën vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

31 pages, pdf
 Download Back

VULLNETARIZMI DHE TRASHËGIMIA KULTURORE
Si ta shfrytëzojmë punën vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

 

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date: 2009

Volume: 31 pages, pdf


Description

Përgjatë dhjetë viteve të pas-luftës Prizreni përjetoi degradimin më të madh përgjatë gjithë historisë së ekzistencës së këtij qyteti. Ndër tjerash, qyteti pësoi shkatërrimin më të madh të objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ndërsa paralelisht urbanizimi i gabueshëm, kaotik dhe i egër e shndërruan këtë qytet në diçka që nuk kishe qenë asnjëherë më parë – në një qendër të paorganizuar, të betonizuar dhe deri diku të shëmtuar jetese. Arsyet që na shpien në këtë degradim, ndonëse mjaft të fuqishme, asesi nuk e meritojnë një nivel justifikues të vëmendjes. Mbi të gjitha, një luftë e përhershme mes përgjegjësve të kësaj gjendjeje për ta hedhur fajin në anën tjetër, ka kontribuuar konsiderueshëm në përkeqësimin e gjendjes së përgjithshme të trashëgimisë kulturore në këtë qytet. Në ciklin e përgjegjësisë për këtë degradim dhe shkatërrim bëjnë pjesë të gjithë, nga vetë qytetarët deri tek qeveria lokale. Derisa trashëgimia kulturore asnjëherë nuk ishte prioritet i qeverisë lokale në dhjetë vitet e fundit në Prizrenit dhe derisa qytetari ballafaqohej me një realitet mjaft sfidues socio-ekonomik, shoqëria civile e qytetit (ndonëse në numër të vogël dhe kapacitet të kufizuar) përpjekjet e veta asnjëherë nuk i dërgoi përtej veprimit vetëdijesues për shkatërrimin që po ndodhte. Në këtë mes, ndërtimet e reja dhe aktiviteti afarist po lulëzonte me shpejtësi marramendëse. Kur kësaj ia shtojmë edhe interesimin e donatorëve të huaj në çështje tjera de shumë pak në trashëgimi kulturore, atëherë realiteti i sotëm pa dyshim se është larg nivelit të dëshirueshëm.