|
Raport katër mujor i monitorimit: Degradimi natyror dhe urbanistik
19 pages, pdf
Download
Back
|
RAPORT KATËR MUJOR I MONITORIMIT
Degradimi natyror dhe urbanistik
Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo
Date: 2013
Volume: 19 pages, pdf
Description
Raporti i titulluar “Degradimi Natyror dhe Urbanistik” përmban brenda vetes punën katër mujore (dhjetor 2012 dhe janar, shkurt e mars 2013) të monitorimit të ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Kjo analizë ndonëse përfshin zhvillimet në dikastere të ndryshme të qeverisë komunale të Prizrenit, një përqendrim të veçantë ia kushton aktualitetit urbanistik në Prevallë, me një vështrim retroaktiv edhe në ndërtimin e pakontrolluar brenda qytetit dhe në Qendrën Historike. Urbanizmi, nga njohësit e kësaj fushe, përshkruhet si mënyra karakteristike e ndërveprimit të banorëve të qyteteve apo qytezave me mjedisin e ndërtuar, në të cilat infrastruktura dhe objektet vihen në shërbim të përmirësimit të ambientit jetësor dhe shërbimeve publike. Për fat të keq, ky koncept nuk ka gjetur vend në politikat publike të qeverisë komunale, që kanë të bëjnë me urbanizimin dhe planifikimin hapësinor, si brenda qytetit ashtu edhe në zonat e veçanta natyrore. Periudha e pasluftës dhe tranzicioni në përgjithësi kanë sjellë me vete zhvillim të pakontrolluar edhe në Prizren, që është manifestuar me çintegrim urban, planifikim të pa-balancuar hapësinor, humbjen e tokës bujqësore e deri te degradimi i trashëgimisë natyrore në zonat rurale. Mungesa e transparencës në vendimmarrje dhe vënia e pushtetit në krah të grupeve të caktuara të interesit, qoftë nga biznesi apo politika, në kurriz të ambientit jetësor të qytetarëve ka bërë që qyteti dhe zonat e mbrojtura natyrore të përfshihen nga një kaos urbanistik shkatërrimtar, pasojat e të cilit do të jenë afatgjate.