Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

STUDIM MBI LLOGARIDHËNIEN E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË ...

w

Studim mbi llogaridhënien e shoqërisë civile në Kosovë : Kush mbikëqyr mbikëqyrësit?

52 pages, pdf
 Download Back

KUSH MBIKËQYR MBIKËQYRËSIT?
Studim mbi llogaridhënien e shoqërisë civile në Kosovë

 

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date:

Volume: 52 pages, pdf


Description

Studimi “Kush mbikëqyr mbikëqyrësit” synon të ofrojë një përmbledhje të elementeve kryesore që e përcaktojnë llogaridhënien e shoqërisë civile, bazuar në parimet dhe praktikat univerzale të cilat janë shfrytëzuar si bazë për të analizuar gjendjen e llogaridhënies së sektorit civil në Kosovë. Duke qenë i pari i këtij lloji në Kosovë, ky studim synon që të mbledh në një vend parimet kryesore dhe zbatimin e tyre në Kosovë, me qëllim të ofrimit të një baze informatash dhe njohurishë për të hapur një debat konstruktiv rreth kësaj çështje. I kufizuar në metodologji, ky studim nuk pretendon që të vlerësojë nivelin e llogaridhënies së shoqërisë civile në Kosovë, përkundrazi ngrit pyetje dhe çështje të cilat duhet të studiohen më thellësisht në të ardhmen. Përderisa përgjegjësia kryesore për gjendjen e përgjithshme në vend mbetet te institucionet publike, një sektor tjetër gjithnjë e më shumë po synon ta fuqizojë rolin e vet në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror. Shoqëria civile vazhdon përpjekjet e saj për të ndihmuar zhvil- limin dhe demokratizimin e shoqërisë, duke kontribuar drejtpërdrejtë në fusha të ndryshme por edhe duke u angazhuar për t’i mbajtur institucionet publike përgjegjëse ndaj qytetarëve. Llogaridhënia e të zgjedhurëve të popullit vazhdon të mbetet ndër çështjet më të rëndësishme për funksionimin e shtetit, e që njëkohësisht trajtohet edhe nga shoqëria civile në Kosovë.