Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

GRUPET E KOMUNITETIT DHE PLANIFIKIMI URBAN NË PRIZREN. ...

w

Grupet e komunitetit dhe planifikimi urban në Prizren. Qyteti gjithëpërfshirës

60 pages, pdf
 Download Back

Grupet e komunitetit dhe planifikimi urban në Prizren
QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS

 

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date: January 2014

Volume: 60 pages, pdf


Description

Ky publikim përmbledh raportet e shtatë ekspertëve, detyra e të cilëve ishte t’i strukturojnë të gjeturat e një cikli të gjatë hulumtues dhe t’i paraqesin ato në formë të dokumenteve udhëzuese për qeverinë lokale të Prizrenit, si kontribut për procesin e planifikimit urban. Autorët e shtatë raporteve që do t’i lexoni në vijim janë shërbyer me të dhëna konkrete nga hulumtimi i zhvilluar me shtatë grupe të komunitetit në Prizren (të moshuarit, gratë, personat me nevona të veçanta, të rinjtë, lagjet e varfra / vendbanimet joformale, mjedisi dhe kultura). Të gjitha raportet janë shkruar duke e respektuar një strukturë standarde, që përfshin: përmbledhjen ekzekutive, hyrjen, situatën aktuale, të gjeturat dhe rekomandimet. Një numër i madh fokus grupesh janë organizuar fillimisht, për të diskutuar mbi nevojat dhe shqetësimet e shtatë grupeve të interesit. Të gjitha fokus grupet janë fascilituar nga persona që kanë njohuri adekuate mbi grupet përkatëse të komunitetit. Diskutimet në fokus grupe janë orientuar kah identifikimi i nevojave dhe vizionimi i zgjidhjeve për adresimin e shqetësimeve. Në të njëjtën kohë, dy anketime me mostër përfaqësuese kanë identifikuar shqetësimet e qytetarëve të Prizrenit në raport me planifikimin urban. Së fundmi, këto të gjetura janë validuar në debate publike (një për secilin grup të komunitetit), në të cilat kanë marrë pjesë një numër i madh hisedarësh. Të gjitha të gjeturat nga ky cikël i hulumtimit i janë dërguar ekspertëve, të cilët i kanë përpiluar raportet përfundimtare në formë të dokumenteve udhëzuese për qeverinë lokale.