|
Gjendja e mediave në Kosovë 2014
12 pages, pdf
Download
Back
|
Gjendja e mediave në Kosovë 2014
Publisher: Institute for Development Policy (INDEP), Kosovo
Date: April 2014
Volume: 12 pages, pdf
Description
Kosova ka një treg medial plural, një kornizë ligjore e kushtetuese të kënaqshme dhe kuadro të bollshme për profesionin e gazetarisë. Numri i gazetave, revistave, radiove, televizioneve e portaleve në internet është në dhjetëra, të cilat një tregu prej 1.7 milionë banorësh do të mund t’i shërbenin informatë të lirë, të saktë dhe të paanshme. Garancitë më të larta ligjore, megjithatë, mbesin të pazbatuara në praktikë. Raportet ndërkombëtare na renditin në pjesën e fundme të listës së vendeve me liri të medias ndërsa profesioni i gazetarit mbetet i pasigurt në punë dhënie dhe në terren. Duke konsideruar lirinë e mediave si një ndër shtyllat e një shoqërie demokratike, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) u ka dhënë studimeve të mediave rëndësi të barabartë karshi zgjedhjeve, llogaridhënies mes institucioneve dhe politikës së tranzicionit, në programin tonë të qeverisjes demokratike. Qëllimi ynë është që të dokumentojmë sa më shumë fakte empirike në fushën e medias duke nxjerrë analiza e rekomandime të rregullta për ligjvënësit dhe autoritetet tjera. Kësisoj, edhe me këtë raport, të tretin me radhë, mëtojmë që të përcjellim skenën mediale të Kosovës duke u bazuar në dy perspektiva, si e shohim veten dhe si na shohin të tjerët.