Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

MARRËVESHJA E KOSOVËS ME SERBINË MBI VULAT DOGANORE: SF...

w

Marrëveshja e Kosovës me Serbinë mbi Vulat Doganore: Sfidat dhe e Ardhmja?

12 pages, pdf
 Download Back

MARRËVESHJA E KOSOVËS ME SERBINË MBI VULAT DOGANORE:
Sfidat dhe e Ardhmja?
 Analizë Politikash - Nr. 02/2011


Publisher: Group for Legal and Political Studies (GLPS), Kosovo

Date: 2011

Volume: 12 pages, pdf


Description

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë e pason Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), dhe buron konkretisht nga Rezoluta 64/298 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta në fjalë e mirëpret Opinionin e GjND-së për Ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës, dhe kërkon nga Bashkimi Evropian që të lehtësoj një dialog në mes Kosovës dhe Serbisë. Si rezultat i kësaj, nën kërkesën e BE-së, Kosova dhe Serbia emëruan negociatorët e tyre për të vazhduar më tutje me dialogun në mes tyre. Takimi i parë në mes negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë – përkatësisht znj. Edita Tahiri, zv. Kryeministre e Republikës së Kosovës dhe z. Borislav Stefanovic, shefi i Ekipit Negociator në dialogun me Kosovës – u mbajt më 8-9 Mars 2011, ku të dyja palët shprehen përkushtimin e tyre për të vazhduar dialogun nën tutelën e Bashkimit Evropian. Çështjet e para që u bënë objekt i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ishin çështja e librave të regjistrave civil, çështja e të dhënave të regjistrave kadastral, si dhe çështjet që u lidhen me tregtinë regjionale në kuptimin e lirisë së lëvizjes së mallrave.