Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

ANALIZA E POLITIKAVE: TË MENDOSH GJELBËR

w

Analiza e Politikave: Të Mendosh Gjelbër

37 pages, pdf
 Download Back

Analiza e Politikave
TË MENDOSH GJELBËR


Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS)
, Kosovo

Date: 2009

Volume: 37 pages, pdf


Description

Ky libërth synon ta shpjegoj pejsazhin aktual politik dhe të identifikoj faktorët dhe proceset që e kanë formësuar atë. Libërthi është dizajnuar në atë mënyrë që t'i jap lexuesit njohuri themelore mbi politikën bashkëkohore në Kosovë dhe forcat historike dhe partitë politike që e kanë krijuar atë. Ky libërth shërben si hyrje në pejsazhin politik të Kosovës. Ai nuk synon të shkruaj historinë e saj, pjesërisht për shkak të ndërlikimeve por edhe për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme. Në skenën vazhdimisht të ndryshueshme politike të Kosovës në periudhën e pasluftës, nuk është bërë asnjë analizë sistematike mbi trendet dhe faktorët që ndikojnë atë. Nuk është bërë as ndonjë hulumtim paraprak për ndikimin e këtyre trendeve në jetën politike në Kosovë. Hulumtimet e pakta mbi peisazhin politik në Kosovës nuk i janë vënë në dispozicion publik në një mënyrë të kuptueshme ose të dobishme. Megjithatë, shpjegimi i qartë dhe i saktë i peisazhit të ndryshueshëm politik është i rëndësishëm për proceset demokratike. Këto informata janë kyçe për qytetarët në mënyrë që ata të mund të marrim vendime të informuara se kush do t'i përfaqësoj ata dhe interesat e tyre në qeveri. Qytetaria e informuar është element i rëndësishëm i demokracisë.“Të Mendosh Gjelbër” prezanton gjendjen e mjedisit në Kosovë sot dhe mënyrën si qeveria qendrore dhe qeveritë komunale e trajtojnë këtë çështje, posaçërisht në komunat e Prishtinës dhe Obiliqit. Dokumenti synon të hedh dritë mbi territor të pashkelur më parë, të inkurajoj veprime nga ana e qeverisë, dhe të nxis debat publik mbi çështjet kyçe që ndikojnë në jetën tonë. Të gjithë ata që brengosen për ta shikuar gjendjen prej së afërmi do të shohin se shkatërrimi mjedisor ka shtrirje shokante, dhe pastrimi i mjedisit nuk është detyrë e lehtë për një qeveri me vullnet jo shumë të shprehur. Zhvillimi industrial ende shihet si shenjë e progresit, derisa mjedisi konsiderohet brengë luksoze të cilën një vend në zhvillim e sipër thjeshtë nuk mund t’ja lejoj vetës. Përqendrimi i politikës aktuale mjedisore në Kosovë deri më sot duket të jetë drejt përmbushjes së standardeve për anëtarësim në BE, sesa një përkushtim i mirëfilltë nga ana e qeverisë për mbrojtje të mjedisit.