Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

ANALIZË POLITIKE: ZGJIDHJA E NYJES - EKONOMIA POLITIKE ...

w

Analizë Politike: Zgjidhja e Nyjes - Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë

25 pages, pdf
 Download Back

Analizë Politike
ZGJIDHJA E NYJES
Ekonomia Politike e Korrupsionit dhe Llogaridhënies në Kosovë



Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS)
, Kosovo

Date: 2010

Volume: 25 pages, pdf


Description

Korrupsioni është një njësimatës kyç nëpërmjet të cilit bashkësia ndërkombëtare vlerëson sfidat e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Në Progres Raportin e fundit për Kosovën, Komisioni Evropian konkludoi se ‘korrupsioni mbetet tejet i përhapur në shumë fusha në Kosovë dhe mbetet një çështje e shqetësimeve serioze.’ Departamenti Amerikan i Shtetit, në Raportin e vitit 2009 për të Drejtat e Njeriut në Kosovë theksoi se ‘mungesa e mbikqyrjes efektive dhe mangësive të përgjithshme në sundimin e ligjit i kanë kontribuar rritjes së korrupsionit në qeveri.’ Çështja e korrupsionit poashtu është bërë pjesë e rëndësishme e diskursit të brendshëm politik në Kosovë, me ç’rast partitë politike shkëmbejnë akuza për korrupsion në përpjekje për të fituar më tepër përkrahje dhe për t’i diskredituar kundërshtarët e tyre. Megjithatë, përkundër deklaratave të rregullta të kosovarëve dhe ndërkombëtarëve për korrupsion, detajet për shtrirjen dhe strukturën e këtij fenomeni nuk janë aq të njohura dhe rrjedhimisht kjo e kufizon njohjen e pasojave të korrupsionit në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Një vështrim më me kujdes në disa prej anketave më të njohura mbi korrupsionin e theksojnë këtë problem.