Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

RAPORTI NJËVJEÇAR I MONITORIMIT: NJË VIT MONITORIM PËR ...

w

Raporti njëvjeçar i monitorimit: Një vit monitorim për më shumë transparencë

17 pages, pdf
 Download Back

RAPORTI NJËVJEÇAR I MONITORIMIT
Një vit monitorim për më shumë transparencë

  

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date: 2013

Volume: 17 pages, pdf


Description

Raporti i titulluar “Një vit monitorim për më shumë transparencë” përfshin punën njëvjeçare të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në monitorimin e transparencës së komunës së Prizrenit dhe punën disa mujore në monitorimin e transparencës së komunës së Mamushës. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Transparenca online e komunave të Prizrenit dhe Mamushës” dhe përfshin të gjeturat që lidhen me dikastere të ndryshme të këtyre qeverive lokale, me një theks të veçantë në transparencë dhe përpjekjet për përmirësimin e kësaj fushe të rëndësishme të qeverisjes lokale si parakusht për një demokraci të qëndrueshme.
Gjatë një viti monitoruesit e EC Ma Ndryshe kanë identifikuar shkelje të shumta në raport me qeverisjen lokale. Brenda periudhës 12 mujore monitorimi ka njoftuar opinionin në lidhje me defektet në urbanizëm, inspektorat, në arsim, shëndetësi, prokurim, shërbime publike, transparencë, financa dhe buxhet, investimet jo të qëlluara, por edhe komunikimin me nivelin qendror dhe zbatimin e vendimeve ligjore të autoriteteve më të larta shtetërore. Me kalimin e kohës, puna e monitoruesve është vlerësuar nga qytetarët, të cilët kanë nisur që të raportojnë shqetësimet, parregullsitë apo shkeljet ligjore në nivel komunal. Ajo që vlen të theksohet është se përkundër një numri të madh të komunikatave dhe debateve rreth këtyre çështjeve, ku janë përpiluar rekomandime konkrete, qeveria lokale ka treguar pak vullnet për zbatimin e këtyre rekomandimeve rrjedhimisht dhe përmirësimin e defekteve të argumentuara nga shoqëria civile. Megjithëkëtë monitorimi ka prodhuar edhe rezultate pozitive, si lejimi i monitoruesve për të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë komunale dhe për të raportuar për vendimet e marra. Gjithashtu autoritetet komunale kanë rritur nivelin e përgjegjësisë sa i përket ofrimit të qasjes në dokumentet publike dhe vendimet e lidershipit komunal.