Transparenca në Kosovë
Publisher: Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest
Date: 2014
Volume: 30, pdf
Description
Transparenca është një çështje me të cilën merren shumë autoritete, institucione dhe biznese nga mbarë botën. Kjo paraqet një nga parimet themelore për arritjen e një demokracie të shëndoshë dhe një shteti apo shoqërie funksionale. Është e rëndësishme të jetë prezente sidomos tek vendet të cilat mëtojnë t’iu bashkëngjiten organizatave ndërkombëtare si Bashkimi Europian (BE) apo Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP), pasi ato kanë kërkesa për shpalosje të informacioneve. Duke marrë parasysh rëndësinë e transparencës, shumë vende në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht ato në zhvillim, janë duke marrë iniciativa të reja, si lansimi i webfaqeve të reja, platforma e të dhënave të ndryshme të hapura, si dhe iniciativa të tjera që kontribuojnë në përfshirjen e publikut në proceset vendimmarrëse të institucioneve.