Politika kërkon orientim të qartë. Vetëm kush mund të shprehë qartë objektivat e veprimit të tij, ai do të arrijë qëllimet e tij dhe do të entuziazmojë të tjerët. Prandaj në këtë udhërrëfyes dëshirojmë të trajtojmë çështjen, se çfarë do të thotë demokraci sociale në shekullin e 21-të. Cilat vlera janë në themel të saj? Cilat objektiva ndjek ajo? Si mund të realizohet në praktikë?