Barometri Ballkanik i Medias (BBM) është një sistem përshkrues i thelluar dhe I gjithanshëm për mjediset kombëtare të medias në Evropën Jug-Lindore. Ndryshe nga të tjera sondazhe për shtypin ose indekse për median, BBM është një ushtrim vetëvlerësimi bazuar mbi kritere të brendshme që rrjedhin nga standardet evropiane siç janë zhvilluar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Barometri i pare pilot i Medias në Ballkan u zhvillua në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2011, pasuar nga Bullgaria në vitin 2012.