Në intervistën e tij të parë për gazetën e rëndësishme greke Kathimerini, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri i ri Edi Rama tha se periudhës së dimrit Siberian në marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë po i vjen fundi dhe se ‘vera’ po afrohet pak nga pak. 1 Ai po i referohej problemeve që kanë patur të dy vendet pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje reciproke mbi caktimin e kufijve të shelfit kontinental dhe zonave bregdetare Greqi-Shqipëri ose siç njihet ndryshe nga media dhe opinioni publik shqiptar çështja e kufirit detar.