Euforia post-komuniste për ekonominë e tregut marxhinalizoi dimensionin social të shtetit pavarësisht faktit se qytetarët vazhdonin ta shikonin shtetit si ofruesin kryesor të shërbimeve sociale. Trashëgimia e marrëdhënies paternaliste me shtetin dhe ndjesia se qytetarët kanë të drejtë të kenë shërbime falas në edukim, kujdes shëndetësor, kujdes ndaj fëmijëve, etj, ishte veçanërisht prezente në Shqipërinë post komuniste përgjatë periudhës së tranzicionit.