Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

RINIA NË UDHËKRYQ, CILA ËSHTË RRUGA?!

w

Rinia në udhëkryq, cila është rruga?!

32 pages, pdf
 Превземи Назад



Rinia në udhëkryq, cila është rruga


Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina

Volume: 22 pages, pdf

Description

Margjinalizimi i prodhuar në Kosovës për gjatë viteve te 90’, përjashtimi nga institucionet publike dhe vendim-marrja ishin domosdoshmëri për ndërtimin e një sistemi paralel institucional. Ky lloj i organizimit përfshinte sistemin e financimit, edukimit, shëndetësisë dhe aspektet socio-ekonomike. Organizimi si itille më tepër ka qenë i shtyrë nga solidariteti organik, si nevojë e mbijetesës dhe mbajtjes gjallë tëinstitucioneve vitale. Me vendosjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosove fillon një fazë e re, ajo e rindërtimit dhe krijimit të institucioneve të përkohshme vetë-qeverisëse. Po në këtë kohe formësohet edhe koncepti i pjesëmarrjes së qytetarëve në politik-bërje dhe vendim-marrje, kryesisht përmes organizimit në organizata jo-qeveritare. Megjithatë ky aspekt nuk e kishte fokusin e veçantë, pavarësisht numrave dhe statistikave që tregonin rreth themelimit dhe organizmit në OJQ lokale. Ky proces si i tillë në masë të madhe është përcjellë më shume mangësi pa ndonjë agjendë të qartë institucionale dhe për rrjedhojë ka lënë hapësirë që shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore të lënë një shije të keqe tek publiku, për te mos thënë ka berë një dëm të pariparueshëm të raportit qytetar - shoqëri civile.