Një pasqyrë e zhvillimit të Mitrovicës ndër vite
|Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume:, 39 pages, pdf
Description
Në dhjetor të vitit 2009, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka publikuar gjashtë analiza të shkurtëra mbi situatën e komunës dhe qytetit të Mitrovicës.1 Dy vjet më vonë, po i kthehemi kësaj teme dhe po përpiqemi të prodhojmë një analizë bazë mbi situatën e komunës. Aty ku politikat kombëtare tradicionale janë të pamjaftueshme, „zhvillimi rajonal‟ përfshin një qasje holistike, që fokusohet në nevoja të veçanta të zonave specifike gjeografike, në vend që të fokusohet në proceset politike kalimtare, që aktualisht dominojnë karakteristikat e zhvillimit. Ky raport hulumtues fokusohet në ndryshimet strukturore afat-gjata dhe konstante në historinë e Mitrovicës.