Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

EFEKTET POLITIKE TË SISTEMEVE ZGJEDHORE: SIMULIM ME RAS...

w

Efektet Politike të Sistemeve zgjedhore: Simulim me rastin e Kosovës

27 pages, pdf
 Превземи Назад



Efektet Politike të Sistemeve zgjedhore: Simulim me rastin e Kosovës

 

 Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina

Volume:, 27 pages, pdf

Description

Që nga viti 2001 kur kishte filluar hartimi i Kornizës Kushtetuese për Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse debatohet kur më shumë e kur më pak lidhur me sistemin zgjedhor në Kosovë. Megjithatë, aktorët vendorë kanë pasur pak ndikim në këtë debat. Mund të thuhet, madje, se ky debat në mesin e elitave politike dhe shoqërisë civile të Kosovës ka qenë i kufizuar brenda kornizave të përcaktuara nga aktorët ndërkombëtarë, të cilët qysh herët janë përcaktuar për sistemin proporcional (PR) me mbi-përfaqësim të komuniteteve pakicë përmes mandateve të rezervuara. Në anën tjetër, debati në mesin e ndërkombëtarëve për llojin e sistemit zgjedhor të Kosovës gjatë viteve 2000-2001 ka qenë përmbajtjesor dhe ka përfshirë shqyrtimin e përshtatshmërisë së sistemeve të tjera zgjedhore, sidomos të sistemit të shumicës relative me zonë zgjedhore njëmandatëshe (SMP). Megjithatë, në këtë debat nuk kanë qenë të përfshirë aktorët politikë vendorë, meqenëse ai është zhvilluar ekskluzivisht në mesin e ndërkombëtarëve.