Rinia e Kosovës , me sytë nga e ardhmja me këmbë nga tradita
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume: 62 pages, pdf
Description
Disa kohë më parë, lindi ideja, në bashkëpunim me fondacionin Friedrich Ebert, për të ndërmarrë një studim mbi të rinjtë në vendet ish-Jugosllave, duke ndjekur kështu shembullin e studimeve mbi të rinjtë të mbështëtur nga Shell i cili është i mirënjohur dhe i lexuar gjerësisht në Gjermani. Duke intervistuar anëtarë të gjeneratës së re në një vend, është e mundur të marrësh informacion të vlefshëm mbi interesimet dhe dëshirat e adoleshentëve dhe të rinjve në atë vend. Por është më e thellë se kaq: qëndrimet e të rinjve dhe drejtimi i vlerave të tyre mund të konsiderohen një tregues i hershëm që shfaq prirjet e ardhshme mbizotëruese të një shoqërie. Për gjeneratën e re, sikurse kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme edhe analizat tona në Gjermani, ky lloj studimi mund të konsiderohet si një sizmograf për sa i përket mundësive të ardhshme dhe perspektivave afatgjata të një vendi. Studimet mbi të rinjtë janë studime për të ardhmen të cilat në disa raste mund të na tregojnë më shumë se analizat e detajuara ekonomike.