Larg Qytetarit Afër BE-së
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume: 21 pages pdf
Description
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin në agjendën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Rrjedhimisht, si rezultat i pjesëmarrjes në dialog, Serbia u shpërblye me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE ndërsa Kosovës iu premtua studimi i fizibilitetit.