Qasja Alternative për Energjinë
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume: 12 pages, pdf
Description
Sektori i energjetikës, e posaçërisht ai i prodhimit te energjisë elektrike, vazhdon të jetë njëri ndër sektorët që paraqesin problem serioz për Kosovën. Konsumatorët, si amvisëritë ashtu dhe bizneset, përballen me furnizim jocilësor dhe jostabil të energjisë elektrike, e cila është shndërruar në barrierë për zhvillimin ekonomik të vendit. Si pasojë e trajtimit jo të duhur të këtij sektori, krahas humbjeve të mëdha teknike dhe komerciale dhe rritjes së kërkesës, Kosova vazhdon të jetë vendi me varshmërinë më të lartë në rajon nga importi i paplanifikuar i energjisë elektrike. Ne krahasim me vitin 2009, Kosova në vitin vijues ka rritur importin e energjisë elektrike për afër 6% dhe këtë vit pritet një rritje edhe më e madhe e importit (Ministria e Administrimit Publik 2011).