Skemat Sociale dhe Përshtatshmëria e tyre me realitetin Kosovar
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume: 51 pages, pdf
Description
Politikat sociale të një vendi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat e njeriut të qytetarëve të atij vendi. Sidomos të drejtat ekonomike dhe sociale janë të lidhura pashkëputshëm nga këto politika. E duke qenë se të drejtat e njeriut janë të pashkëputura, të ndërlidhura dhe të ndërvarura, edhe të drejta civile dhe politike preken drejtpërdrejtë në një vend ku shkalla e varfërisë është e lartë. Duke pasur parasysh se vendi ynë, përveç të tjerash synon edhe të integrohen në Bashkimin Evropian, këto politika marrin një rol edhe më të madh. Andaj Qendra për Hulumtime në të Drejta të Njeriut dhe Integrime Evropiane në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës kanë realizuar këtë hulumtim me qëllim të analizimit të politikave sociale në Kosovë dhe përshtatshmërisë së tyre në situatën aktuale sociale, në të cilën ndodhen kategoritë e veçanta të shoqërisë në Kosovë.