Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë Një vit pas Kushtetutës
Publisher: Friedrich Ebert Stifung , Prishtina
Volume: 33 pages, pdf
Description Që prej nënshkrimit të Kushtetutës së Kosovës dhe hyrjes në fuqi të saj më 15 qershor 2008, Kosova është përkushtuar për një kornizë fuqimisht të decentralizuar të qeverisjes lokale, që së fundmi rezultoi me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (LVQL)1 . LVQL u bartë autoriteteve lokale kompetenca të veçanta ose të përbashkëta për një spektër të gjerë të sektorëve të shërbimeve. Kujdesi shëndetësor, arsimi, shërbimet sociale dhe agjenda e zhvillimi ekonomik nuk paraqesin vetëm ngarkesë, por gjithashtu edhe përgjegjësi të përvijuar si pjesë e kompetencave të komunës. Duke pasur parasysh se këto përgjegjësi të reja që u barten qeverive lokale ndikojnë tek qytetarët e secilës komunë në mënyrë të drejtpërdrejtë, çështja e madhe dhe sfida me të cilën ballafaqohen qeveritë lokale në Kosovë është e lidhur me faktin nëse ato janë në gjendje t’i realizojnë kompetencat e reja dhe për më tepër, nëse është i mundshëm formimi i komunave të reja në mjedise të banuara me serbë.