Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

w

Klima e Biznesit në Kosovë

48 pages, pdf
 Превземи Назад



Klima e Biznesit në Kosovë



Publisher: Instituti Rinvest

Volume: 48 pages, pdf

Description

Rritja dhe zhvillimi i sektorit privat është një nga komponentët esencial për zhvillimin e gjithmbarshëm socio-ekonomik në një vend. Sektori privat përveç që promovon zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e varfërisë, ai po ashtu kontribuon në krijimin e mundësive për punësim dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Mirëpo, kontributi i sektorit privat do të ishte i mangët pa një ambient biznesor miqësor. Për më tepër, është fakt i pranuar gjerësisht që ambienti biznesor ka rol të tejet të rëndësishëm edhe në integrimin ekonomik ndërkombëtar në një vend. Rrjedhimisht, përmirësimi i klimës biznesore - përfshirë aspektet ligjore, financiare, rregullatore dhe institucionale – përmes fuqizimit të sundimit të ligjit dhe politikave të favorshme për sektorin privat, është hap tejet i rëndësishëm drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.