Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

SA ËSHTË E HAPUR QEVERIA E KOSOVËS?

w

Sa është e hapur Qeveria e Kosovës?

20 pages, pdf
 Превземи Назад



Sa është e hapur Qeveria e Kosovës?


Publisher: Instituti Rinvest

Volume: 20 pages, pdf

Description

Institucionet publike të nivelit shtetëror mbledhin, regjistrojnë, dhe mbajnë të dhëna që janë me interes dhe rëndësi të madhe për publikun. Nevoja për të informuar publikun në lidhje me ligjet dhe vendimet, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar për të drejtat dhe obligimet që bien mbi ta janë ndër arsyet primare për institucionet publike për hapjen e të dhënave. Ekzistojnë dy mënyra se si këto të dhëna mund të bëhen të hapura për publikun e gjerë. Mënyra e parë është nxjerrja e të dhënave në bazë të kërkesës së individëve/palëve specifike (‘publikimi reaktiv i të dhënave’). Ndërsa, metoda e dytë është publikimi i informatave me vetiniciativë të institucioneve publike. (‘publikimi proaktiv i të dhënave’). Publikimi proaktiv i të dhënave rezulton në transparencë proaktive, e cila mund të arrihet duke përdorur një shumëllojshmëri të mediave, duke filluar nga botimet në gazetat zyrtare, këndet informuese, radio, televizione, si dhe në uebfaqe të vetë institucioneve publike.