Mbrojtja e Mjedisit në 16 Komuna, Mundësitë për Bashkëpunim Ndër-Komunal
Publisher: Instituti Rinvest
Volume: 40 pages, pdf
Description
Komunat në Kosovë përballen me probleme dhe sfida të cilat e pengojnë zhvillimin lokal ekonomik. Disa nga problemet dhe sfidat janë krijuar me procesin e decentralizimit, ku shumë prej kompetencave të nivelit qendror janë bartur tek nivel lokal. Megjithatë, niveli qendror ka ndërmarr shumë pak aktivitete për të fuqizuar nivelin lokal në ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme. Si rezultat, shumica e komunave të Kosovës përfundojnë duke u përballur me probleme të natyrës së përbashkët. Edhe pse një numër i komunave kanë filluar të aplikojnë praktika të përmirësuara apo inovative për lokalitetet e tyre, shumë pak është bërë në drejtim të ndarjes së njohurive ose burimeve me komuna të tjera. Me fjalë të tjera, shumë pak bashkëpunime ndër-komunale janë iniciuar në mes komunave. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (2010) bashkëpunimi ndër-komunal (BNK) i referohet dy ose më shumë komunave fqinje të cilat punojnë së bashku për të kryer detyrat administrative komunale, për të ofruar shërbime publike për qytetarët dhe për të promovuar zhvillimin lokal në mënyrë më efikase dhe efektive se sa kryerjen e aktiviteteve në mënyrë vetanake. BNK-të në Kosovë janë të pakta dhe jofunksionale në ofrimin e shërbimeve të ndërsjella për qytetarët dhe reduktimin e kostove komunale.