Qeverisja Korporative në Bizneset familjare në Kosovë
Publisher: Instituti Rinvest
Volume: 40 pages, pdf
Description
Ekonomia e Kosovës dominohet nga bizneset familjare. Ata janë kontribuuesit më të mëdhenj në punësim dhe prodhim. Në vitet e fundit, bizneset e mëdha familjare kanë ngritur në mënyrë të dukshme kapacitetet e tyre financiare dhe mundësitë ekonomike, por strukturat e tyre qeverisëse dhe menaxheriale kanë mbetur ende bazike, tradicionale, dhe çka është më me rëndësi, të pa përshtatshme për të trajtuar nevojat e tyre për një ekonomi moderne. Funksionet e pronësisë dhe të menaxhmentit nuk janë të ndara, dhe anëtarët e familjes mbajnë vende të ndryshme menaxheriale, pa i zënë ato në mënyrë meritore. Në shumicën e rasteve, bordet e këtyre kompanive nuk funksionojnë në mënyrë efektive dhe puna e tyre fshihet përmes mungesës së llogaridhënies dhe transparencës, e ndihmuar nga strukturat e veçanta ku shumica e aksioneve janë në pronësi të familjes.