Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

MARRËDHËNIET TREGTARE MES KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIA...

w

Marrëdhëniet Tregtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian – Shikim përtej Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim

90 pages, pdf
 Превземи Назад

 Marrëdhëniet Tregtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian – Shikim përtej Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim

Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

Volume: 90 pages, pdf

Description

Qëllim i këtij studimi është të hulumtojë ndikimin e faktorëve të ndryshëm të cilët veprojnë në tregtinë mes Kosovës dhe BE-së. Studimi synon të kontribuojë në debatin aktual politik mbi marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe BE-së, që pasuan pas përmbylljes së negociatave për Marrëveshje të Stabilizim Asociimit (MSA). Për BE-në, MSA-ja është mekanizëm që promovon të drejtat politike, ekonomike, tregtare, dhe të njeriut kundrejt reformave në vendin i cili synon anëtarësinë evropiane. Në shkëmbim, përmes liberalizimit të tregut të përfshirë në MSA, BE-ja ofron qasje pa tarifa në tregun e saj, të shoqëruar me asistencë teknike dhe financiare. Për këtë arsye, komponentë kryesore e procesit të MSA-së është negocimi i liberalizimit të tregut për mallra dhe pjesërisht për shërbime. MSA-ja do të avancojë marrëdhëniet ekzistuese tregtare me Kosovën, e të cilat tani janë të ndërtuara mbi skemën e Masave Tregtare Autonome (MTA), një iniciativë e njëanshme e BE-së në afat të caktuar e cila u mundësoi 90 për qind të mallrave të Kosovës hyrje pa doganë në tregun e BE-së. Pritet që liberalizimi i tregtisë të eliminojë gradualisht pagesat e tarifat e mbetura doganore mes partnerëve tregtarë, dhe të vendosë marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe bllokut në rrugë të qëndrueshme.