Komuniteti Serb në Kosovë
Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
Volume: 118 pages, pdf
Description
Ekipi i Komitetit të Helsinkit ka zhvilluar një hulumtim mbi efektet e para të zbatimit të Planit të Ahtisaarit në përmirësimin e gjendjes së komunitetit serb në Kosovë. Bisedat me përfaqësues të administratës komunale dhe me sektorin civil janë zhvilluar gjatë disa vizitave njëditore në komunat e Ranillugut, Parteshit, Kllokotit, Novobërdës, Graçanicës dhe Shtërpces. Poashtu kemi vizituar Rahovecin dhe Gorazhdecin ku jeton një numër më i madh i serbëve por ku ata nuk përbëjnë shumicën e popullsisë.