Buxhetimi i nevojave partiake
Publisher: Grupi për studime Politike dhe Juridike
Volume: 24 pages, pdf
Description
Para së gjithash, integrimi në BE është një proces i udhëhequr nga standardet, i cili përmes formave të ndryshme të komunikimit, kërkon nga vendet e mundshme kandidate të fokusohen si dhe të krijojnë standarde të rëndësishme të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve. Megjithatë, për qeveritë shpesh është mjaftë i komplikuar investimi në standarde që avancojnë shtet-ndërtimin dhe forcojnë praktikat e qeverisjes së mirë, sidomos lidhur me praktikat e planifikimit të buxhetit. Me siguri që arsyeja kryesore ndërlidhet me faktin se partitë politike në pushtet e humbasin monopolin e tyre mbi sjelljet e qeverisë dhe administratës. Si pasojë e këtij modeli, në vendet në tranzicion, elitat politike përshtatin buxhetin shtetëror për nevojat e tyre politike/partiake me qëllimin përfundimtar që të sigurojnë kontroll afatgjatë mbi administratën shtetërore, dhe kështu shmangin krijimin e mekanizmave që mund të pengojnë mundësinë e partive të tyre që të mbështesin monopolet dhe interesat partiake.