Sektori Bankar: Ndihmesë apo Barrierë
Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
Volume: 64 pages, pdf
Description
Ky raport ofron një analizë të gjendjes aktuale të sistemit bankar, dhe ndikimin potencial që sektori bankar ka mbi zhvillimin ekonomik. Paraprakisht, shumë raporte studimore kanë treguar se për arsye të koncentrimit të tregut në sektorin bankar në Kosovë, normat e interesit për kredi duket të jenë më të lartat në rajon. Anketat me Ndërrmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në të kaluarën gjithashtu kanë treguar që normat e interesit të kredive janë shumë të larta, dhe një nga pengesat kryesore të zhvillimit të tyre. Ekspertët e sektorit bankar gjithashtu tregojnë se normat e interesit janë më të lartat në rajon dhe potencialisht të pa-përballueshme për NVM-të në Kosovë. Në këtë drejtim, Instituti Riinvest me përkrahjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) panë nevojën për një studim hulumtues si një përpjekje primare në realizimin e një analize gjithëpërfshirëse për përcaktuesit e normave të interesit të kredive në Kosovë.