STUDIM MBI QËNDRIMET, SJELLJET DHE PERCEP MET E QYTETARËVE TË PRIZRENIT MBI KULTURËN DHE ARTIN – Një bazë legjitime për ndërtimin e politikave kulturore në Prizren –
Autor: Aliriza Arenliu Organizata Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo Date: 2013 Volume: 137 pages, pdf Description Raporti tentojë të nxjerr përfundime dhe të jap rekomandime për hapa të ardhshëm në fushën e kulturës në Prizren. Qëllimi i raportit është njëkohësisht të tentojë që t’i jap udhëzimet themelore për zhvillimin e politikave kulturore në qytet, duke u bazuar në të dhënat dhe rezultatet e këtij hulumtimi. Kjo është tentativa e parë e këtij lloji, që përdor një metodë gjithëpërfshirëse të grumbullimit të dhënave për një kulturë dhe çështjet e ndërlidhura me sektorin e kulturës në qytetin e Prizrenit. Prizreni, shpesh përmendet si kryeqytet i kulturës, por duket se kjo është një klishe pasi që një epitet i tillë do të kërkonte edhe një argumentim se cilat do të ishin arsyet që e bëjnë kryeqytet të kulturës. Argumentet nuk qëndrojnë pasi që qyteti në nivelin politik nuk ka një politikë të caktuar kulturore dhe skena kulturore karakterizohet me ngjarje që kryesisht apo kryekëput organizohen nga organizata të pavarura kulturore të cilat kryesisht sponsorimin/financimin e aktiviteteve kulturore e realizojnë me ndihmë modeste nga autoritet komunale dhe atyre qendrore.