|
Analizë e shkurtë: Planifikim urban për qytetarët
16 pages, pdf
Превземи
Назад
|
ANALIZË E SHKURTË
Planifikim urban për qytetarët
Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo
Date: 2013
Volume: 16 pages, pdf
Description
Sot në botë, transformimet bashkëkohore të qytetit janë shkaktarë të ndërrimeve të thella të konturave të hapësirave publike dhe private. Këto ndërrime prodhojnë debat të gjallë në arkitekturë dhe urbanizëm në lidhje me transformimin e hapësirës publike. Kjo sugjeron zgjidhje holisitike që energjizojnë dhe i shndërrojnë qytetet në ambiente të bukura dhe të shëndetshme, me hapësira publike tërheqëse dhe aktive, që në planin shoqëror promovojnë barazi dhe qëndrueshmëri etj.
Kohëve të fundit shtohen gjithnjë e më shumë shkrimet mbi konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe tashmë ka marrë hov tradita e re e mendimit dhe praktikës së projektimit të qendrueshëm urbanistik, që po reflektohet në masë të madhe edhe në zhvendosjen e agjendës së projektimit urbanistik drejt çështjeve më të zgjeruara të përgjegjësisë mjedisore. Dhe jo vetëm mjedisore. Me zhvillimin e qëndrueshëm në mendje, projektuesit njësoj duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe impaktit shoqëror dhe zbatueshmërisë ekonomike afat-gjatë, si elemente që ndikojnë në formësimin e qyteteve sot. Koncepti në fjalë tashmë është normuar dhe bën pjesë në ligjet e shumë shteteve në botë. Për të rrumbullakësuar atë që u tha deri këtu, mund të themi se qyteti i jep formë përditshmërisë sonë, përmes mundësive, kufizimeve dhe përvojave që i ofron. Ai përkufizon barrierat mendore e fizike dhe lidhshmëritë, dhe rrëfen tregimin mbi shoqërinë që e ka ndërtuar atë. Qyteti mirë e dizajnuar mbështet integrimin kulturor, promovon shëndetin, përforcon tregëtinë lokale dhe e lufton krimin.