RAPORT PERIODIK I MONITORIMIT Qendra historike e Prizrenit, zonë e (pa)mbrojtur
Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo Date: 2014 Volume: 15 pages, pdf Description Raporti i titulluar “Qendra Historike e Prizrenit, Zonë e (Pa)Mbrojtur” përmban brenda vetes punën gjashtë mujore (gusht 2013- janar 2014) të monitorimit të zhvillimeve në sektorin e Urbanizmit brenda komunës së Prizrenit, në kuadër të projektit “Urbanism Watch - Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”. Kjo analizë përqendrohet në evidentimin e mos respektimit të kritereve urbanistike në pjesë të ndryshme të qytetit të Prizrenit, me një kujdes të veçantë ndaj Qendrës Historike të Prizrenit, që cilësohet si Zonë e Mbrojtur me Ligj të posaçëm, me ç’rast gjatë periudhës raportuese janë evidentuar një morri shkeljesh ligjore që dëmtojnë vlerat e trashëgimisë kulturore brenda kësaj hapësire.