Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

GABIM PAS GABIMI: ANALIZË MBI GABIMET E PANUMËRTA DHE T...

w

Gabim pas gabimi: Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore - Seri e analizave "Çka shkoi ters?"

47 pages, pdf
 Превземи Назад

Seri e analizave "Çka shkoi ters?"
GABIM PAS GABIMI
Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

 

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date: 2013

Volume: 47 pages, pdf


Description

Administrimi ndërkombëtar në Kosovës ka sjellë edhe interpretim të ri të trashëgimisë kulturore. Sot monumentet e trashëgimisë, si kurrë më parë, identifikohen mbi baza etnike dhe fetare. Këto trajta të reja që ka marrë trashëgimia kulturore janë burime permanente tensionesh, ndërsa në nivele politike trashëgimia kulturore vazhdon të jetë objekt pazaresh mes Kosovës dhe Serbisë. Plani i Ahtisaarit ka qenë dokumenti që ka ridefinuar ligjërimin publik mbi trashëgiminë kulturore, duke e forcuar dimensionin etnik të saj. Sot, pothuaj të gjithë në Kosovë e kanë përvetësuar ga- bimisht këtë ligjërim, duke e inkorporuar etninë serbe në monumente të trashëgimisë ortodokse. Katër prona të trashëgimisë kulturore të Repub- likës së Kosovës, të vlerësuara si monumente mesjetare të Kosovës, gjenden në listën botërore të trashëgimisë të UNESCO. Megjithatë, këto monumente dhe të tjerat që i përkasin besimit krishterë ortodoks në Kosovë, janë ndërtuar në rrethana specifike të ndryshme historike, dhe në vete përmbajnë shtresa të kulturave dhe besimeve më të hershme. Ky etnizim i monumenteve të trashëgimisë kulturore është në kundërshtim me faktin e thjeshtë që ato janë ngri- tur si tempuj të kultit krishterë (ortodoks), ndërsa në atë kohë (kryesisht mesjetë) në Kosovë kanë jetuar popuj të ndryshëm të krishterë. Në rrethana në tilla, trashëgimia kulturore as- njëherë nuk ka arritur të trajtohet në mënyrë adekuate, përmes profesionistëve dhe hartuesve të politikave publike. Politizimi vazhdon të ngl- ufasë çdo potencial zhvillimor të trashëgimisë kulturore, ndërsa efekti më i rëndë anësor është pengimi i themelimit të sistemit institucional për menaxhimin e trashëgimisë kulturore si atribut dhe vlerë universale e njerëzimit. Rrjedhimisht, pronat e trashëgimisë kulturore janë bërë shumë të lëndueshme, pasi që Kosova nuk ka arritur të krijojë sistem të mbrojtjes, menaxhimit dhe pro- movimit të këtyre vlerave. Sipas Liburn Aliut, trashëgimia kulturore duhet të trajtohet si vlerë në vete dhe jo si mjet politik, duke konstatuar se ajo po instrumentalizohet për qëllime të ndarjes së Kosovës.