Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

STRUKTURA TARIFORE E ENERGJISË ELEKTRIKE PËRGJIGJE NDAJ...

w

Struktura tarifore e energjisë elektrike Përgjigje ndaj Raport Konsultativ të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE)rreth Strukturës Tarifore

6 pages, pdf
 Превземи Назад

Struktura tarifore e energjisë elektrike
Përgjigje ndaj Raport Konsultativ të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
(ZRRE)rreth Strukturës Tarifore

 

Publisher: Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development (KOSID), Kosovo

Date: February 2014

Volume: 6 pages, pdf


Description

Më 11 shkurt 2014, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) publikoi raportin konsultativ rreth strukturave tarifore të energjisë elektrike në Kosovë. Në këtë raport, ZRRE për herë të parë shqyrton opsionet e ndërrimit të strukturës tarifore të energjisë elektrike në Kosovë. Ky shqyrtim i strukturës tarifore vie si rezultat i pakënaqësive sociale rreth faturave të energjisë elektrike. Kjo pakënaqësi morri formën e protestës në fillimin e viti 2013, kur një grup i madh i qytetarëve protestuan kundër ‘fryrjes’ së faturave të energjisë elektrike. Si rezultat i presionit të protestave, Kuvendi i Kosovës inicoi një komision hetimor i cili do të ishte përgjegjës për hulumtimin e shkakut të pakënaqësive dhe keqpërdorimeve eventuale të institucioneve relevante. Më vonë, ZRRE doli me një raport ku shpjegohet që arsyet e pakënaqësive nuk ishin rezultat i vjedhjeve dhe keq menaxhimit nga operatori mirëpo si rezultat i tarifave dhe formës së kalkulimit të energjisë elektrike e cila është tejet komplekse dhe e pakuptueshme për shumicën e qytetarëve. Komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të hulumtimit, rekomanduan ndër të tjera ndërrimin e strukturës së tashme tarifore të energjisë elektrike. Mëspecifikisht, komisioni hetimor rekomandoi që struktura tarifore të jetë shumë më e thjeshtë, dhe sugjeruan që të eliminohet ndarja në blloqe. Tarifat e energjisë shqyrtohen dhe përcaktohen çdo vit nga ZRRE. Procesi i shqyrtimit të tarifave përfundon në prill të çdo viti dhe përgjatë procesit ZRRE konsulton të gjitha akterët relevant në fushën e energjisë dhe gjithashtu organizon konsultime publike. Ky reagim nga organizatat e Konsorciumit tëShoqërisëCivile për Zhvillim tëQëndrueshëm (KOSID), do argumentojnë për opsionin më të përshtatshëm për rrethanat e shoqërisë Kosovare.