|
Zgjidhje përmes politikave në sektorin e energjisë në Kosovë
20 pages, pdf
Превземи
Назад
|
Zgjidhje përmes politikave në sektorin e energjisë në Kosovë
Publisher: Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development (KOSID), Kosovo
Date: 2014
Volume: 20 pages, pdf
Description
Gjatë viteve në vijim, Kosova do të ballafaqohet me sfida në energjetikë, veçanërisht në sektorin e energjisë elektrike. Prodhimi aktual nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e projektuara të vendit. Dallimi në mes të kërkesës dhe furnizimit bëhet edhe më i thellë kur merret parasysh shfrytëzimi joefiçient i energjisë elektrike, humbjet e mëdha teknike, shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe mungesa e veprimeve përmirësuese për efiçiencë të energjisë. Aktualisht, shumica dërrmuese e energjisë në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale shumë të vjetra me linjit. Qeveria e Kosovës po përpiqet që të zgjidhë krizën energjetike duke planifikuar ndërtimin edhe të një termocentrali me linjit, duke injoruar plotësisht elementet tjera të cilat përbëjnë këtë krizë. Politikat e eksploatimit të rezervave të linjitit, të cilat janë përfshirë në Strategjinë e Kosovës për Energji, janë të shtrenjta, të paqëndrueshme, joadekuate dhe të panevojshme. Në këtë punim, kemi paraqitur zgjidhje përmes politikave për sektorin energjetik të Kosovës. Këto zgjidhje bazohen në hulumtimin gjithëpërfshirës dhe aktivitetet tjera të zhvilluara nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) gjatë katër vjetëve të fundit. Ai bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe atyre të Acquis të Bashkimit Evropian. Objektiv i këtij punimi është të ofrojë zgjidhje përmes politikave të cilat do të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm, të përballueshëm, të sigurt dhe miqësor ndaj ambientit. Ky objektiv përkon me objektivat e Qeverisë së Kosovës. Ai paraqet drejtimin e përgjithshëm dhe masat e veçanta politike të cilat dallojnë prej atyre qeveritare. Ky dokument do të elaborojë shkurtimisht këto masa.e përmes politikave në sektorin e energjisë në Kosovë.