Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

EFIÇIENCA PËR ZHVILLIM: EKONOMIKSI I EFIÇIENCËS SË ENER...

w

Efiçienca për Zhvillim: Ekonomiksi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë

18 pages, pdf
 Превземи Назад

Efiçienca për Zhvillim: Ekonomiksi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë

 

Publisher: Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development (KOSID), Kosovo

Date: May 2014

Volume: 18 pages, pdf


Description

Kosova si vend në tranzicion, po përballet me kërkesë gjithnjë në rritje të burimeve energjetike e kjo vie pjesërisht si pasojë e nivelit të ulët të efiçiencës, shkallës enorme të humbjeve e vjedhjeve të energjisë dhe pozicionit të padëshiruar përballë tranzicionit ekologjik. Tani në kohën kur kemi targetuar integrimin në Bashkimin Evropian (BE), Kosova qëndron kryesisht pasive me bindjen e plotë se partnerët ndërkombëtarë po hartojnë plane zhvillimore e gjithë ajo çfarë mbetet është dakordimi, financimi dhe implementimi i këtyre planeve apo projekteve. Si e tillë, qeveria e Kosovës ka ngecur dukshëm në përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga BE dhe me zhvillimet e fundit duke monopolizuar shpërndarësin e energjisë, ka krijuar një situatë të padëshiruar dhe shumë kaotike e cila kërcënon në mënyrë direkte mirëqenien e çdo qytetari, e sidomos të atyre që janë ndikuar nga varfëria e skajshme tanimë. Privatizimi apo thënë më vrazhdë monopolizimi i shpërndarësit të energjisë si dhe liberalizimi i tregut që del si obligim nga Traktati i Komunitetit të Energjisë do të bëjnë që qytetarët e Kosovës të paguajnë gjatë viteve në vijim shumëfishin e faturës së sotme. Pra rritja e çmimit të energjisë elektrike është e pashmangshme vetëm se nuk mund të parashihet saktë se kur dhe sa do të jetë ajo. Në anën tjetër, duke pasur parasyshë faktin se tregjet në vendet e tranzicionit siç është edhe rasti i Kosovës janë gjithnjë joefiçiente, çmimi i energjisë mbetet mister duke bartur me vete rrezikun se norma e rritjes mund edhe të tejkaloj lehtësisht pritjet qytetare dhe të shpie kështu vendin në destabilitet politik e ekonomik njëkohësisht.