Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

ANALIZË MBI KORNIZËN LIGJORE KUNDËR PASURISË SË PËRVETË...

w

Analizë mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme

10 pages, pdf
 Превземи Назад

Analizë mbi kornizën ligjore kundër
pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme

 

Publisher: FOL Movement, Kosovo

Date: April 2011

Volume: 10 pages, pdf


Description

Njëra nga fushat në të cilat Kosova po përballet me probleme të shumta është ajo e rendit dhe ligjit, gjë e cila po ndikon në mirëqenien e njerëzve që jetojnë këtu. Në këtë kontekst, infrastruktura ligjore joadekuate dhe vështirë e zbatueshme vazhdon të jetë ndër pengesat kryesore në vendosjen e shtetit të së drejtës. Megjithëse „sundimi i ligjit‟ është pjesë e retorikës politike ditore që nga përfundimi i luftës, kjo vështirë mund të arrihet në një sistem i cili për 9 vite është qeverisur të paktën nga 4 lloje të ligjeve themelore: 1. Legjislacioni i UNMIK-ut 2. Ligjet e trashëguara të RSFJ-së 3. Ligjet e Serbisë të nxjerra pas vitit 1989, të cilat PSSP-ja nuk i konsideronte diskriminuese, si dhe 4. Ligjet e miratuara nga IPVQ-të Ky sistem i përbërë nga një shumësi dhe laramani ligjesh e bënte të pamundur shmangien e kolizionit, ndërkohë që kjo trashëgimi vazhdon të pengojë konsolidimin e kapaciteteve vendore për të zhvilluar dhe zbatuar legjislacion të qartë e koherent. Në veçanti kjo vlen kur janë në pyetje çështje të ndjeshme si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që gjithashtu kërkon institucione gjyqësore të pavarura dhe të konsoliduara. Duke shfrytëzuar këtë amulli të kornizës ligjore dhe një gjyqësor jofunksional, krimi i organizuar ka krijuar një terren gjithëpërfshirës nga i cili individë apo grupe të caktuara kanë krijuar pasuri marramendëse. Prandaj pa një bazë të qartë ligjore dhe pa sistem të pavarur me të gjithë mekanizmat përcjellës, vështirë të arrihen rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar, apo konfiskimi i pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme.