|
Monitoruesi i korrupsionit 2010 raporti: Vjetor mbi monitorimin e aktiviteteve institucionale në luftë kundër korrupsionit
30 pages, pdf
Превземи
Назад
|
Duke Mbështetur Qeverisjen e Mirë dhe Qytetarinë Aktive / Supporting Good Governance and Active Citizenry
MONITORUESI I KORRUPSIONIT 2010 RAPORTI
Vjetor mbi Monitorimin e Aktiviteteve Institucionale në Luftë Kundër Korrupsionit
Publisher: FOL Movement, Kosovo
Date: 2010
Volume: 30 pages, pdf
Description
Niveli i lartë i korrupsionit1 dhe shtrirja e gjerë e tij në instancat më të larta dhe më të ulëta qeverisëse përbën rrezikun kryesor për proceset e shtet-ndërtimit, zhvillimin ekonomik, transicionin demokratik dhe qeverisjen cilësore. Ky konstatim pranohet gjerësisht nga segmente të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Të gjithë pajtohen se korrupsioni jo vetëm që është duke i dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës, por edhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar ka alarmuar edhe deputetët e Bundestagu-t gjerman. Disa nga ata kanë pohuar që “paratë e qytetarëve gjermanë po investohen në vila private të politikanëve kosovare”. Në këtë linjë janë edhe raportet e shumta prestigjioze ndërkombëtare. Ato kanë pasqyruar një shkallë të lartë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë informale. Bazuar në të gjeturat e tyre Kosova renditet krahas shteteve më të korruptuara në botë dhe përkrahë shteteve të dështuara. Derisa bartësit institucionalë kanë premtuar se gjatë vitit 2010 do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, opozita ka shprehur kritikat, akuzat dhe mosbesimin e saj. Në këtë kontekst, duke parë me shqetësim të madh këtë fenomen endemik, Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID-it përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC – Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, është duke e realizuar projektin e saj „Monitoruesi i Korrupsionit‟ që nga Janari i vitit 2010. Përmes këtij projekti FOL mëton të nxjerrë në shesh (mos)punën e institucioneve karshi korrupsionit, duke ndikuar që kjo luftë të jetë në krye- agjendën e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”. FOL konsideron se lufta ndaj korrupsionit duhet të kalojë nga sfera e retorikës në atë të veprimeve konkrete, qasjes serioze dhe rezultateve të prekshme. Kjo është rruga e vetme që Kosova ta përmirësojë legjitimitetin e saj të brendshëm dhe ndërkombëtar. Ta etablojë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të jetë e krahasueshme me shtetet perëndimore dhe shoqëritë e lira.