Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

MONITORUESI I KORRUPSIONIT 2011 RAPORTI: VJETOR MBI MON...

w

Monitoruesi i korrupsionit 2011 raporti: Vjetor mbi monitorimin e aktiviteteve institucionale në luftë kundër korrupsionit

23 pages, pdf
 Превземи Назад

 

  Duke Mbështetur Qeverisjen e Mirë dhe Qytetarinë Aktive / Supporting Good Governance and Active Citizenry

MONITORUESI I KORRUPSIONIT 2011 RAPORTI
Vjetor mbi Monitorimin e Aktiviteteve Institucionale në Luftë Kundër Korrupsionit

 

Publisher: FOL Movement, Kosovo

Date:

Volume: 23 pages, pdf


Description

Kosova si një prej vendeve më të prekura nga korrupsioni më 2001 është përballur me mungesë të gatishmërisë në luftë kundër korrupsionit. Veprimet e ndërmarra në fushën kundër korrupsion, si ai për themelimin e mekanizmave institucional dhe aprovimin e ligjeve kundër-korrupsion mund të shihen si dështim, ndonëse është herët të flitet për efektin e tyre konkret. E njëjta gjë vlen edhe në aspektin e ndjekjes apo gjykimit të rasteve korruptive. Ndonëse ka raste të korrupsionit, ato nuk e kanë një trajtim të mirëfilltë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. Nga të gjeturat tona rezulton se përgjatë vitit 2011 kanë ndodhur tri zhvillime esenciale në fushën kundër korrupsionit, por që efektet e tyre në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit nuk mund të maten brenda afatit të këtij raporti. Së pari, institucionet e Kosovës kanë aprovuar dy ligje antikorrupsion: atë për Deklarimin e Pasurisë dhe atë të Parandalimit të Konfliktit të Interesit. Megjithëse aprovimi i këtyre dy ligjeve shënon një avancim cilësor në kodifikimin ligjor të luftës kundër korrupsion, prapë se prapë paketa ligjore kundër korrupsion mbetet e mangët. Kjo bën që kodifikimi juridik i luftës kundër korrupsion të jetë larg nevojave reale që ka Kosova.