|
Përputhshmëria në mes të Akteve Juridike të Fushës së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës: Analizë mbi Problemet dhe Kundërthëniet
20 pages, pdf
Превземи
Назад
|
PËRPUTHSHMËRIA NË MES TË AKTEVE JURIDIKE TË FUSHËS SË SHËRBIMIT TË JASHTËM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
Analizë mbi Problemet dhe Kundërthëniet
Raport Vlerësues – Nr. 01/2012
Publisher: Group for Legal and Political Studies (GLPS), Kosovo
Date: July 2012
Volume: 20 pages, pdf
Description
Harta e legjislacionit të fushës së shërbimit të jashtëm dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës është relativisht e thjeshtë, përkundër faktit që shumë nga segmentet e kësaj harte legjislacioni kanë konflikt të ndërmjetëm dhe/ose marrë parasysh supozimin që çështjet që janë objekt rregullimi kërkojnë ndërveprim të matur institucional dhe harmoni të veçantë në përcaktimin e autorizimeve brenda fushës në fjalë. Harta e legjislacionit të fushës së shërbimit të jashtëm dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës ndërtohet në formë të një hierarkie, ku në majën e saj gjenden dispozitat kushtetuese që përcaktojnë parime mbi shërbimin e jashtëm dhe diplomacinë, nën të cilën gjenden ligjet e Kuvendit mbi këtë fushë, pasuar nga rregulloret dhe udhëzimet administrative të nxjerra nga Qeveria përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Fillimisht, Kushtetuta e Republikës së Kosovës vendos parimet bazike sa i përket bërjes, zbatimit dhe konsultimit të politikës së jashtme të shtetit. Kushtetuta përcakton që Presidenti i Republikës “përfaqëson” dhe “udhëheq politikën e jashtme të vendit”. Përveç kësaj, Kushtetuta gjithashtu e vesh Presidentin e Republikës me kompetencën për të formuar misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, sipas konsultimit me Kryeministrin, dhe të emërimit dhe shkarkimit të shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës sipas propozimit të Qeverisë. Rolin mbikëqyrës të politikës së jashtme, Kushtetuta ia njeh Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Kushtetuta përcakton që propozimi dhe zbatimi i politikës së jashtme të shtetit është kompetencë e Qeverisë. Në përgjithësi, skema kushtetuese vendos një trekëndësh institucional ku rolin e udhëheqjes së politikës së jashtme e ushtron Presidenti i Republikës, atë të mbikëqyrjes së politikës së jashtme e ushtron Kuvendi i Kosovës, përderisa funksionin e zbatimit të politikës së jashtme e ushtron Qeveria e Kosovës. Ky trekëndësh institucional, bazuar në logjikën kushtetuese mbi të cilën është vendosur, përbën një model të kontrollit dhe balancimit të ndërvarur, e cila mëton të mos lejoj hapësirë për një monopol një-institucional mbi këtë segment të politikës së shtetit.