Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

DREJT LISBONËS: VLERËSIMI I NEVOJAVE PËR TRAJNIME PROFE...

w

Drejt Lisbonës: Vlerësimi i nevojave për trajnime profesionale, si dhe i krijimit të mundësive për punësim të femrave në zonat rurale

105 pages, pdf
 Превземи Назад

DREJT LISBONËS
Vlerësimi i nevojave për trajnime profesionale, si dhe i krijimit të mundësive për punësim
të femrave në zonat rurale


Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS), Kosovo

Date: 2008

Volume: 105 pages, pdf


Description

Qëllimi i këtij raporti është që të japë ide të reja dhe të kontribuojë në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë që të marrin rol më aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Ky raport ka për qëllim që të nxisë debate të nivelit kombëtar, duke nxjerrë në pah lidhjet mes zhvillimit ekonomik, edukimit dhe mundësive për punë. Gjithashtu ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për luftimin e barrierave kulturore dhe paragjykimeve të cilat kufizojnë zgjedhjet e fem- rave. Prandaj, ky raport është më shumë se vetëm për femrat rurale, në thelb është për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Në qoftë se Kosova me të vërtetë pretendon që të bashkohet drejt stan- dardeve evropiane të jetesës, promovimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor duhet të zërë vend qendror në strategjitë e zhvillimit social dhe ekonomik. Edukimi dhe trajnimi janë instrumente për të zhvilluar një shoqëri çfarë Kosova dëshiron të jetë në të ardhmen. Edukimi është qenësor për të bërë Kosovën një lojtar konkurrent në Evropë, si dhe t’i ndihmojë shoqërisë kosovare që të bëhet 'evropiane' në kuptim të barazisë gjinore, sociale dhe ekonomike.