|
Çliro Ndryshimin Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010
117 pages, pdf
Превземи
Назад
|
Çliro Ndryshimin Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010
Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS), Kosovo
Date: 2010
Volume: 117 pages, pdf
Description
Qëllimi i këtij raporti është që të japë ide të reja dhe të kontribuojë në dizajnimin e strategjive gjithëpërfshirëse për t’i fuqizuar gratë që të marrin rol më aktiv në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Ky raport ka për qëllim që të nxisë debate të nivelit kombëtar, duke nxjerrë në pah lidhjet mes zhvillimit ekonomik, edukimit dhe mundësive për punë. Gjithashtu ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për luftimin e barrierave kulturore dhe paragjykimeve të cilat kufizojnë zgjedhjet e fem- rave. Prandaj, ky raport është më shumë se vetëm për femrat rurale, në thelb është për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Në qoftë se Kosova me të vërtetë pretendon që të bashkohet drejt stan- dardeve evropiane të jetesës, promovimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor duhet të zërë vend qendror në strategjitë e zhvillimit social dhe ekonomik. Edukimi dhe trajnimi janë instrumente për të zhvilluar një shoqëri çfarë Kosova dëshiron të jetë në të ardhmen. Edukimi është qenësor për të bërë Kosovën një lojtar konkurrent në Evropë, si dhe t’i ndihmojë shoqërisë kosovare që të bëhet 'evropiane' në kuptim të barazisë gjinore, sociale dhe ekonomike.
Ky studim shqyrton situatën e të rinjëve të Kosovës, duke i vendosur së bashku pikëpamjet, mendimet dhe eksperiencat e tyre ne lidhje me edukimin, punësimin, pjesmarrjen në vendim marrje, si dhe perspektivat e tyre për të ardhmen. Raporti 'Çliro Ndryshimin: Zërat e të Rinjve të Kosovës 2010' synon të vendosë të rinjtë në qendër të debatit për të ardhmen e Kosovës, të shërbejë si mjet avokimi për identifikimin e mangësive dhe drejtimin e përpjekjeve drejt përshtatjes së sistemit të edukimit sipas kërkesave të tregut, identifikimin e mundësive për punësimin e të rinjve si dhe gjetjen e kanaleve për përfaqësimin e rinisë dhe pjesëmarrjen e tyre në vendim marrje.