|
Analizë e politikave Linja Ekspres Rahovec-Bruksel
32 pages, pdf
Превземи
Назад
|
Analizë e politikave Linja Ekspres Rahovec-Bruksel
Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS), Kosovo
Date: November 2009
Volume: 32 pages, pdf
Description
Procesi i "statusit final" të Kosovës ia hapi rrugën vendit drejt integrimit evropian në të ardhmen. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, Qeveria e Kosovës u përball me një rrebesh problemesh ekonomike dhe sociale të cilat ishin vënë në pritje për së paku një dekadë. Një ndër sfidat më të mëdha ishte identifikimi i mënyrave për krijimin e mundësive të reja të punësimit, të cilat do të gjeneronin rritje ekonomike të qëndrueshme. Ngushtë e ndërlidhur me këtë është pyetja e nxehtë mbi "fatin evropian" të Kosovës. Përtej retorikës së evropianizimit, duhet shtjelluar se cilat do të jenë kushtet konkrete politike të cilat do të bëjnë që Kosova të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Organizatat ndërkombëtare dhe institucionet përkatëse kanë filluar të ndërmarrin hapa për zhvillimin e politikave drejt integrimit në BE. Por rrallë herë është diskutuar shkalla në të cilën vendimet politike të ndërmarra në nivel qëndror sjellin zhvillime pozitive në fshatrat e Kosovës dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve rural. Megjithatë, ekzistojnë arsye shtesë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë pavarësisht faktit që Kosova duhet të punojë drejt përmbushjes së kërkesave të detajuara në bazë të Acquis Communautaire, si parakushte për anëtarësim në BE, me bujqësinë që bie në mes të kaptinave më të rrepta dhe sfiduese të rregulluara meacquis.Procesi i "statusit final" të Kosovës ia hapi rrugën vendit drejt integrimit evropian në të ardhmen. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, Qeveria e Kosovës u përball me një rrebesh problemesh ekonomike dhe sociale të cilat ishin vënë në pritje për së paku një dekadë. Një ndër sfidat më të mëdha ishte identifikimi i mënyrave për krijimin e mundësive të reja të punësimit, të cilat do të gjeneronin rritje ekonomike të qëndrueshme. Ngushtë e ndërlidhur me këtë është pyetja e nxehtë mbi "fatin evropian" të Kosovës. Përtej retorikës së evropianizimit, duhet shtjelluar se cilat do të jenë kushtet konkrete politike të cilat do të bëjnë që Kosova të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Organizatat ndërkombëtare dhe institucionet përkatëse kanë filluar të ndërmarrin hapa për zhvillimin e politikave drejt integrimit në BE. Por rrallë herë është diskutuar shkalla në të cilën vendimet politike të ndërmarra në nivel qëndror sjellin zhvillime pozitive në fshatrat e Kosovës dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve rural. Megjithatë, ekzistojnë arsye shtesë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë pavarësisht faktit që Kosova duhet të punojë drejt përmbushjes së kërkesave të detajuara në bazë të Acquis Communautaire, si parakushte për anëtarësim në BE, me bujqësinë që bie në mes të kaptinave më të rrepta dhe sfiduese të rregulluara meacquis.